Një shofer autobusi është filmuar duke rrahur brutalisht një pasagjer të cilin për pak sa nuk e ngufati.
Videoja e postuar më poshtë shfaq shoferin e një autobusi në Newark, New Jersey që konfrontohet me një pasagjer i cili me gjasë e kishte pështyrë shoferin, transmeton Telegrafi.
“Dëshiron të pështysh”, dëgjohet shoferi duke pyetur burrin para se ta sulmonte.
“Më shiko tani”, shtoi shoferi, i cili u kërkon pasagjerëve tjerë të shtyhen mbrapa.
Ai fillimisht e godet disa herë me grushta në fytyrë, dhe më pas e përplas për ulëse duke e ngufatur derisa vazhdimisht e godet më grushta.
Mediat amerikane raportojnë se policia ka sulmuar shoferin, videoja e të cilit është bërë virale. /Telegrafi/
New Jersey Transit bus driver crashes out on man who spit on him.💥 Tells all the passengers to move to the back of the bus. pic.twitter.com/vo14wisNO7
— VideoMixtape.com (@VideoMixtape_) August 17, 2024