Site icon Telegrafi

Pasagjeri përjetoi ‘makthin më të keq’ pasi e zuri gjumi dhe mbeti i mbyllur brenda një autobusi në Skoci

Shumë prej nesh kanë qenë në një situatë kur kanë bërë “një sy gjumë” derisa kemi bërë një udhëtim me autobus, veçanërisht pas një dite të gjatë në punë.

Megjithatë, një pasagjer ka të ngjarë që të kujdeset më shumë në të ardhmen pasi ka përfunduar i mbyllur brenda automjetit, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave britanike, pasagjeri u zgjua dhe pa se ishte i vetëm dhe në errësirë, me shoferin e autobusit që nuk u pa askund.

Më e keqja është se automjeti ka qenë i mbyllur, duke e lënë të bllokuar brenda.

I pushtuar nga paniku, individi i përgjumur filloi të kërkonte mënyra për të shpëtuar, duke iu drejtuar rrjeteve sociale për ndihmë.

Personi anonim, i cili besohet se jeton në Aberdeen, Skoci, kërkoi ndihmë nën emrin e përdoruesit u/SignatureLabel, duke ndarë një foto nga brenda autobusit të shkretë.

Dhe shumë prej komentuesve nuk mund të mos ndiheshin paksa të argëtuar për situatën, me një person që bënte shaka: “Ti jeton këtu tani”.

Edhe pse shumë njerëz thjesht nuk mund ta besonin se shoferi i autobusit thjesht do të largohej pa e kontrolluar më parë automjetin siç duhet, një numër të tjerësh kanë thënë se e kanë gjetur veten në situata të ngjashme. /Telegrafi/

Exit mobile version