Site icon Telegrafi

Pasagjeri i paturpshëm, priste thonjtë në autobus (Video)

Është filmuar momenti i pështirë, kur një burrë i heq këpucët dhe çorapet për t’i prerë thonjtë.

Derisa qëndronte në fund të autobusit, ai e kishte vënë këmbën në një karrige dhe me mjaftë vështirësi i pastronte majat e gishtave, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhet i ditur identiteti i burrit të paturp, që nuk brengosej aspak se ku po i hidhte thonjtë e prerë teksa udhëtonte me transport publik.

“Turp të qoftë”, si dhe “Gjatë udhëtimit kthyes, e ka kohën që të rruhet”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime në këtë video. /Telegrafi/

https://youtu.be/qSz_zleEPAw

Exit mobile version