Site icon Telegrafi

Pasagjeri pa nga dritarja motorin e aeroplanit që ishte përfshirë nga zjarri: Mendoja se gjëra të tilla ndodhin vetëm nëpër filma (Video)

Makthi i çdo pasagjeri është që në dritaren e aeroplanit të shoh motorin e fluturakes që ka marrë flakë, siç edhe ka ndodhur në videon e Cesar Luciano i cili po udhëtonte për në Panama.

Sipas tij, motori kishte marrë flakë kur zogjtë kishin përfunduar brenda helikës duke bërë kështu që të shpërthej, transmeton Telegrafi.

“Kurrë më parë nuk më kanë qarkulluar kaq shumë mendime në kokë për një periudhë shumë të shkurtër kohore. Kam menduar se gjëra të tilla ndodhin vetëm nëpër filma”, ka shkruar ai.

Megjithatë ishte piloti që reagoi me kohë, dhe arriti ta kthejë aeroplanin në aeroportin Tokumen në Panama.

Ndërkaq, aviokompania “Copa Airlines” ka njoftuar se piloti i tyre ka respektuar procedurën e sigurisë dhe ka bërë ulje emergjente, duke shtuar se “pasagjerët për asnjë moment nuk janë rrezikuar”. /Telegrafi/

Exit mobile version