Një person është dërguar në kujdesin intensiv, pasi u gjet në shasinë e një aeroplani që fluturoi nga Algjeria në Francë, kanë njoftuar autoritetet franceze.
Në momenti që ai u gjet, thuhet se po vuante nga hipotermia e rëndë, që kryesisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj të ftohtit të madh.
Mosha e tij ende mbetet e paqartë pasi që nuk kishte mjet identifikimi me vete, por besohet të jetë midis 20 dhe 30 vjeç.
Gjendja e tij shëndetësore është mjaft serioze, pasi gjatë fluturimit temperaturat në pjesën e poshtme të aeroplanit mund të bien deri në minus 63 gradë Celsius, duke dërguar kështu edhe në mungesë oksigjeni.
Ai menjëherë është dërguar në spitalin Henri-Mondor në Creteil. /Telegrafi/