Një burrë është nxjerrë nga aeroplani pasi vazhdimisht kishte pyetur një burrë me prejardhje nga Lindja e Mesme, nëse po bartë bombë në çantën e tij.
Pasagjerët tjerë ishin nervozuar aq shumë me sjelljen e bashkudhëtarit duke i thënë se “kjo nuk është Amerika e Trumpit”, të cilin më pas e kanë nxjerrë nga aeroplani, transmeton Telegrafi.
Aeroplani i aviokompanisë “United Airlines” pritej të fluturonte nga aeroporti i Chicagos për në Houston të Teksasit, kur një burrë filloi vazhdimisht të ankohet për një pasagjerë.
Ai i kishte thënë një burri nëse në çantën që e mbante me vete kishte bombë. Por ky veprim i tij nervozoi tej mase bashkudhëtarët e tij, ku një grua e filmoi këtë ngjarje të tmerrshme.
Ajo e kishte pyetur burrin se kush duhet sipas tij të largohet nga aeroplani?
Por përgjigja e tij ishte e menjëhershme: “Të gjithë emigrantët ilegal”.
Pas këtyre komenteve ka ndërhyrë stafi i aviokompanisë, të cilët i kërkuan burrit që bënte komente raciste që të dalë nga aeroplani. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dcVQs5WO84g