Telegrafi

Pasagjeri në një aeroport të Hondurasit vërshoi kabinën e pilotëve dhe hipi tek dritarja e aeroplanit

Një pasagjer vërshoi kabinën e një aeroplani të American Airlines në një aeroport në Honduras, dëmtoi avionin derisa po hipte për një fluturim për në Miami. Jo vetëm kaq, ai hipi tek dritarja e përparme e aeroplanit përpara se të arrestohej.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, linja ajrore deklaroi të martën se anëtarët e ekuipazhit kishin ndërhyrë dhe burri i identifikuar si Aaron Christopher Ebanks Fuentes, u arrestua nga autoritetet lokale.

Nuk pati raportime për lëndime.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari vërshoi tek kabina e pilotëve, dëmtoi kontrollet e fluturimit dhe u përpoq të hidhej nga një dritare e hapur derisa pilotët u përpoqën ta ndalonin. /Telegrafi/