Një pasagjer po fluturonte me linjën ajrore indiane, SpiceJet kur mbeti i bllokuar në tualetin e aeroplanit për më shumë se një orë.
SpiceJet ka shprehur keqardhje për incidentin, duke theksuar se pasagjerit do t’i kompensohet një shumë parash për aq kohë sa ka mbetur i bllokuar, pasi ky incident thuhet të ketë ndodhur shkaku i një defekti në derën e tualetit.
“Zotëri, ne u përpoqëm të hapnim derën. Megjithatë, nuk mundëm ta hapnim. Mos u frikësoni, do të zbarkojmë pas pak minutash. Kështu që ju lutemi uluni mbi kapakun e guackës dhe sigurohuni. Sapo dera kryesore të hapet, do të vijë inxhinieri, mos u frikësoni”, shkruan në letrën që ekupiazhi i dha pasagjerit.
Sipas pasagjerëve të tjerë, ekuipazhi i fluturimit përmes një letre të cilën e kaluan nën derën e tualetit e këshilluan burrin që të qëndronte i qetë e të mos panikohej.
Dera u hap pas ndërhyrjes nga teknikët e aeroportit Bengaluru të Indisë, dhe pasagjeri i bllokuar doli nga tualeti. /Telegrafi/