Telegrafi

Pasagjeri mbeti i hutuar pasi një grua në aeroplan i thotë që të mos bisedonte me djalin e tij – dhe ‘kishte një arsye’

Një burrë ka treguar për përvojën e tij në një fluturim që ai e ndërmori së bashku me djalin e tij tre vjeçar.

Përdoruesi anonim i Reddit me nofkën MileHighHell vendosi që të tregoi se sa i hutuar mbeti kur një grua i tha atij që të ndalonte së foluri me djalin e tij, shkruan The Mirror, përcjell Telegrafi.

Ai shkroi: “Unë dhe djali im ishim duke u kthyer në shtëpi nga një pushim, Ai është mjaft i vogël sa që nuk ka nevojë për të pasur një biletë dhe kështu unë e ula atë në prehrin tim, këtë e bëmë në mënyrë që të kursejmë para. Dhe përfunduam tek një ulëse e mesit”.

“Sidoqoftë ai ende ishte duke fjetur kur ne u futëm brenda në aeroplan, pasi ishte një fluturim shumë i hershëm. Edhe zonja e cila ishte ulur afër dritares ra në gjumë menjëherë. Djali që ishte në anën tjetër i vendosi kufjet dhe filloi të luante në telefon. Gjithçka ishte relativisht e qetë”, tha ai.

“Rreth një orë pas fluturimit, djali im u zgjua dhe ne filluam të bisedojmë. Folëm për ato se çfarë ne bëmë në pushim dhe se sa të gëzuar ishim që do ta shihnim nënën së shpejti, dhe siç e dini, biseda të zakonshme me një tre vjeçar. Dhe pastaj ndjeva një prekje në krah. Kthehem dhe e shoh zonjën tek dritarja të cilës nuk ia di emrin, e cila kishte hequr syzet e diellit. Sytë ju kishin skuqur dhe i vezullonin”, shkroi tutje ai.

“I buzëqesha dhe e pyeta se nëse i nevojitej diçka. Ajo tha se unë duhet të mos flas në mënyrë që ajo të flinte. Mbeta paksa i befasuar. Bëra shaka duke i thënë se pjesa e qetë ndodhej në anën tjetër të aeroplanit. Ajo më tha se askush nuk dëshironte që të dëgjonte bisedën time. Në atë moment u inatosa dhe i thash të vinte kufje. Ajo tha se nuk kishte kufje me vete. I ngrita supet the vazhdova bisedën me djalin tim”, vazhdoi tregimin e tij ai. /Telegrafi/