Oficerët e sigurisë së një aeroporti në Miami janë përballur me një surprizë javën e kaluar – një çantëme gjarpërinj të fshehur në pantallonat e një pasagjeri.
Sipas një postimi në X nga Administrata e Sigurisë së Transportit, oficerët e aeroportit ndërkombëtar të Miamit, kanë gjetur një çantë të vogël me gjarpërinj të fshehur në pantallonat e pasagjerit, përcjell Telegrafi.
Officers at @iflymia detected this bag of snakes hidden in a passenger’s pants at a checkpoint on Fri, April 26. @TSA called our @CBPSoutheast and Miami-Dade Police partners in to assist, and the snakes were turned over to the Florida Fish and Wildlife Conservation Commission. pic.twitter.com/CggJob8IT8
— TSA_Gulf (@TSA_Gulf) April 30, 2024
Bëhet e ditur se zvarranikët ishin vendosur në atë që duket të jetë si një çantë e syzeve të diellit.
Siç raportohet, zvarranikët i janë dorëzuar Komisionit për Kafshë të Egra të Floridas.