Telegrafi

Pasagjeri kinez ndërron jetë gjatë fluturimit për në Zelandën e Re

Një pasagjer ka ndërruar jetë gjatë një fluturimi nga Kina për në Zelandën e Re.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, vdekja e shtetasit kinez nuk kishte të bënte me coronavirusin.

Vdekja u raportua sot rreth orës 16:00, në Aeroportin e Auckland në Zelandën e Re.

“Vdekja besohet të ketë qenë për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nuk besohet të ketë qenë e lidhur me coronavirusin”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Edhe pse në Zelandë të Re nuk ka raste të konfirmuara të coronavirusit, Qeveria ka njoftuar se të gjithë udhëtarët e huaj që largohen ose prekin territorin e Kinës nga 2 shkurti, do t’u ndalohet hyrja për në Zelandë të Re. /Telegrafi/