Një pasagjer i linjës ajrore amerikane dyshohet se kafshoi një stjuardesë gjatë fluturimit të martën, duke bërë që aeroplani me destinacion në Seattle të kthehej në Tokio, tha një zëdhënës i linjës ajrore.
Aeroplani u nis nga Aeroporti Haneda i Tokios dhe u detyrua të kthehej në pikën e nisjes pas një ore, sipas Flightradar24, transmeton Telegrafi.
Sipas CNN, pasagjeri u arrestua menjëherë pasi aeroplani zbarkoi në kryeqytetin e Japonisë. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Stjuardesa pësoi lëndime të lehta nga sulmi i pasagjerit amerikan.
Të shumta kanë qenë rastet kur pasagjerët kanë bërë sjellje të pahijshme kundrejt ekuipazheve të linjave ajrore. /Telegrafi/