Site icon Telegrafi

Pasagjeri ia shpëton jetën indianes 18-vjeçe në sekondën e fundit, për pak sa nuk e godet treni (Video)

Një 18-vjeçare i ka shpëtuar vdekjes nga një pasagjer i cili e tërhoqi në sekondën e fundit, duke e larguar nga treni që po lëvizte në kahje të kundërt dhe atë me shpejtësi shumë të madhe.

Vajza e paidentifikuar po qëndronte në vagonin e një treni, që udhëtonte me 140 kilometra në orë në Mumbai të Indisë, transmeton Telegrafi.

Por, ajo çfarë e bën më rrëqethës rastin është fakti që po qëndronte në vagon para derës së hapur, dhe në një moment i rrëshqet këmba dhe për pak sa nuk shtypet nga treni që në ato momente po vinte nga kahja e kundërt.

Të gjithë e kanë përshëndetur pasagjerin që ishte afër saj dhe reagoi në kohë për ta shpëtuar, pasi që vetëm një sekondë e ndante nga vdekja këtë vajzë.

Autori i videos ka deklaruar se ky nuk është rasti i vetëm i ngjashëm që ka ndodhur në Indi, pasi në këtë vend pasagjerët preferojnë të udhëtojnë me trena me dyer të hapura. /Telegrafi/

Exit mobile version