Telegrafi

Pasagjeri humbet në aeroport për një javë rresht

Christianos Kaklamanis, 38-vjeçar, i cili është raportuar si i humbur në shtetin e tij, brodhi nëpër aeroportin e Hannoverit në Gjermani për shtatë ditë rresht para se një agjente udhëtimesh ta vërente atë dhe të lajmëronte policinë.

Zyrtarët e aeroportit, të cilët kanë nisur hulumtimin se si një udhëtar mund “të humb” në aeroport për një javë, kontaktuan familjen e tij dhe e dërguan atë prapa në Athinë.

Agjentja e udhëtimeve Sabine Berger e cila vuri re mashkullin tha: "E pashë atë disa herë dhe fillimisht mendova se ai po udhëtonte shpesh”.

"Por shumë shpejt e kuptova se diçka nuk ishte në rregull dhe thashë më mirë të lajmërojë policinë për çdo rast. Nuk mund ta besoja kur e mora vesh se çfarë i kishte ndodhur. Por më vjen mirë që më në fund shkoi në shtëpi të vet", përfundoi ajo.