Ky është momenti shokues kur një pasagjer i dehur është filmuar duke u rrahur me një burrë brenda aeroplanit.
Pasagjerët e aeroplanit të aviokompanisë Gold Coast, është detyruar të bëjë ulje emergjente në Singapor për shkak të një rrahje që ka ndodhur, transmeton Telegrafi.
Fluturimi ishte paraparë të zgjat tetë orë, por për shkak të rrahjes piloti ka bërë ulje emergjente pas një orë e 20 minuta fluturim, duke bërë kështu që pasagjerët të mos arrijnë në kohë në destinacion.
Një pasagjerë kishte filluar të konsumojë pije alkoolike, dhe në një moment ishte shfaqur i dhunshëm duke sulmuar dhe fyer pasagjerët e tjerë. E duke parë se situata eskaloi, pasagjerët bashkuan forcat për ta neutralizuar burrin e dehur. /Telegrafi/