Site icon Telegrafi

Pasagjeri i dehur që ende nuk dihet çfarë ka pirë, nuk mund të qëndronte në këmbët e tij (Video)

Mbrojtësit e rendit në aeroportin e Ishullit Majorca të Spanjës, është dashur të merren me një pasagjer të paemëruar, që nuk mund të rinte në këmbët e tij.

Filmimi i postuar në internet, e tregon një burrë që e kapë për krahu dhe përpiqet ta mbajë drejtë, por gjendja tij është shumë e rëndë dhe gjithnjë përplaset për dysheme, transmeton Telegrafi.

“Çfarë ka pirë, që është bërë kaq keq”, dëgjohet një zë në sfond, ndërsa shoqëruesi tij, vetëm thotë se ka parë teksa pinte nga një shishe.

Sipas të gjitha gjasave, dehja tij është rënduar shkaku i lëvizjeve të aeroplanit dhe nuk mund të merrte më vetën.

Ngjarja është shpërndarë në internet, në përpjekje që të ngrihet vetëdija mbi konsumin e alkoolit, veçanërisht gjatë kohës së pushimeve, kur pushuesit e lirojnë vetën dhe e teprojnë me pije. /Telegrafi/

https://youtu.be/CTFDF7QmHnM

Exit mobile version