Telegrafi

Pasagjerët u lanë duke pritur për pesë orë – përpara se të lajmëroheshin se aeroplani kishte fluturuar pa ata!

Disa pasagjerë thuhet se u lanë duke pritur në një aeroport për pesë orë para se t’u thuhej se aeroplani i tyre kishte fluturuar në Lisbonë pa ata.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi nga Londra në Lisbonë të premten u transferua në Porto për shkak të një piste të mbyllur.

Pasagjerët zbritën në Porto dhe iu tha se do të mund të ktheheshin pasi aeroplani të ishte mbushur.

Pesë orë më vonë, ata u informuan se fluturimi ishte larguar pa ta dhe ata ishin të detyruar të ndërmerrnin një udhëtim zëvendësimi me autobus në Lisbonë.

Ata përfundimisht arritën tetë orë më vonë se sa ishte planifikuar. /Telegrafi/