Site icon Telegrafi

Pasagjerët të tmerruar ndërsa aeroplani rrëshqet gjatë uljes dhe përfundon jashtë pistës së aeroportit në Brazil

Një aeroplan me 172 pasagjerë ka rrëshqitur në mënyrë dramatike nga pista vetëm pak çaste pas uljes.

Pamjet nga brenda Airbus A321 të LATAM Airlines e tregojnë atë duke lëvizur përgjatë pistës së Aeroportit Ndërkombëtar Hercílio Luz në shiun e rrëmbyeshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Më pas papritur duket se anon majtas, duke u larguar nga “asfalti”.

Linja ajrore dhe aeroporti, i njohur zakonisht si Aeroporti Floripa, konfirmuan se të 172 pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit nuk ishin lënduar pas incidentit të 12 korrikut.

Megjithatë, incidenti bëri që të anulohen mbi 70 fluturime.

Shërbimet e urgjencës mbërritën për të ndihmuar pasagjerët të zbrisnin nga aeroplani i dëmtuar.

Qendra për Hetimin dhe Parandalimin e Aksidenteve Aeronautike po heton ngjarjen ndërsa linja ajrore konfirmoi se po ndihmon me hetimin dhe do të japë përditësime të informatave në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version