Një aeroplan i Scandinavian Airlines për në Miami u detyrua të kthehej në Evropë të enjten pasi u përball me turbulenca të forta mbi Grenlandë, sipas linjës ajrore.
Asnjë lëndim i rëndë nuk u raportua mes pasagjerëve ose ekuipazhit në fluturimin SK957, tha linja ajrore në një deklaratë për CNN, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në bordin e aeroplan ndodheshin 254 pasagjerë, thuhet në deklaratë.
Terrifying turbulence! 😨 A Scandinavian Airlines SAS A330 flight from Stockholm to Miami faced severe turbulence over Greenland, leaving passengers panicked as objects flew inside the cabin. The intense situation forced the flight to divert to Copenhagen for inspection. ✈️ pic.twitter.com/BN2NfQKquU
— The Times Patriot (@thetimespatriot) November 16, 2024
Aeroplani u ridrejtua në aeroportin e Kopenhagës në Danimarkë ku do t’i nënshtrohet një inspektimi, sipas linjës ajrore.
“Pas një turbulence të tillë, procedurat standarde të sigurisë kërkojnë një inspektim të plotë të aeroplanit”, thuhet në deklaratë.
Happening now ! SAS – Scandinavian Airlines Airbus A330-343 aircraft (LN-RKS) operating flight SAS957 from Stockholm Arlanda Airport (ARN) to Miami (MIA) is returning back to the origin (Europe) after almost reaching the east coast of the United States of America.
Some sources… pic.twitter.com/Dg6p4ajYEm
— FL360aero (@fl360aero) November 14, 2024
Ndërkohë imazhet në mediat sociale tregojnë sende të shpërndara në dyshemenë e aeroplanit për shkak të turbulencës.
Një pasagjer, Sammy Solstad, i tha CNN se ndihet me fat që është gjallë.
A Scandinavian Airlines flight to Miami had to turn back to Stockholm after it encountered severe turbulence ✈️
There were no reports of serious injuries. pic.twitter.com/sAOu5T5Sr2
— Sky News (@SkyNews) November 16, 2024
“Të gjithë në aeroplan po luteshin dhe kërkonin që aeroplani të ulej, në vend se të fluturonte mbi det të hapur”, tha Solstad.
Pasagjerët u takuan nga një “ekip i ndihmës speciale” pas mbërritjes në Kopenhagë, ku ata “u ndihmuan me rezervimin e ri”, thuhet në deklaratë.
Pasagjerët u vendosën në një hotel gjatë natës dhe tani janë rezervuar në fluturime të tjera, sipas linjës ajrore. /Telegrafi/