Telegrafi

Pasagjerët rrezikojnë jetën për të marrë valixhet nga autobusi (Video)

Në një tjetër video të publikuar nga tvklan.al dallohen qartë pasagjerët e autobusit nga Kosova, të cilët mes flakësh dhe duke rrezikuar jetën përpiqen të nxjerrin bagazhet nga autobusi nga krahu i rrugës.

Autobusi tip “Setra” me targë 644 – KS – 525 i mbushur me pasagjerë nga Kosova u përfshi nga flakët para pak minutash në Fushë – Milot.

Lexo po ashtu Digjet një autobus i Kosovës në Shqipëri (Video)

Ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.