Telegrafi

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë – ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Si do të ndiheshit po të udhëtonit me aeroplan me një shtet të panjohur? Pra, më poshtë janë videot që tregojnë aeroplanin me plotë pasagjerë  që u përballen me një situatë të tillë, kurse videot e postuara në TikTok shfaqin fytyrat e tyre kur u tregohet se për ku janë nisur.

Gjykuar nga britmat, do të thoshim se ishin shumë të lumtur me destinacionin që ishte mbajtur si befasi për ta, transmeton Telegrafi.

@travelsbytash Replying to @Ellie | Travel & Live Abroad come fly with me to the unknown on my mystery trip with Wizz Air!! So happy with the final destination ✈️❤️ #mysterytrip #wizzair #letsgetlostwithwizz #flywithme #comeflywithme ♬ original sound – Tasha | Solo Female Travel ✈️

Tasha, një pasagjere postoi video për fushatën e Wizz Air të cilës iu bashkua, ku dërgoheshin drejt një qyteti të panjohur dhe mësojnë për të vetëm kur arrijnë atje.

Në videot e saj, mund të dëgjoni momentin kur piloti u thotë “duam t’ju dëshirojmë mirëseardhje në Antalia të Turqisë”.

@travelsbytash Replying to @Hh Wizz Air mystery trip official announcement!!! We’d already figured it out from the wine receipt on the flight 🥲 but still so excited to explore! #mysterytrip #wizzair #letsgetlostwithwizz #reveal ♬ original sound – Tasha | Solo Female Travel ✈️

Shumë prej pasagjerëve ishin të pasigurtë se si mund të aranzhohet një përvojë e tillë, kurse Tasha ka dhënë detaje për këtë.

 

“Në përgjigje të komenteve të gjithëve ishte një fushatë speciale që Wizz Air nganjëherë e bën! Për influencuesit dhe fituesit IG të garës. Kjo përfshinte edhe qëndrimin në hotel. Ndiqeni vlogun tim për më shumë informata”, ka shkruar ajo.

Për fat të mirë, shumica e shikuese ishin të emocionuar dhe e “dashuruan” destinacionin e kompanisë që e kishte zgjedhur për pasagjerët e vetë.

“Kam jetuar në Turqi verën e kaluar dhe është shumë bukur. Antalia është një qytet i mrekullueshëm”, ka shkruar një përdorues i TikTok-ut.

Një tjetër ka shkruar se “është ëndrra e tij të realizojë një udhëtim të mistershëm”. /Telegrafi/

@timeouttravel Here’s everything that happened on the Wizz Air mystery flight trip ✈️ #travelvlog #traveltips #letsgetlostwithwizz #mysteryholiday #mysteryflight #travelnews #antalya #turkiye ♬ vlog, chill out, calm daily life(1370843) – SUNNY HOOD STUDIO
@ellahewit Go Turkiye X Wizz Air brand trip Room Tour at the Regnum Carya!! #letsgetlostwithwizz @Go Türkiye @wizzair ♬ original sound – Ella Hewitt