Si do të ndiheshit po të udhëtonit me aeroplan me një shtet të panjohur? Pra, më poshtë janë videot që tregojnë aeroplanin me plotë pasagjerë që u përballen me një situatë të tillë, kurse videot e postuara në TikTok shfaqin fytyrat e tyre kur u tregohet se për ku janë nisur.
Gjykuar nga britmat, do të thoshim se ishin shumë të lumtur me destinacionin që ishte mbajtur si befasi për ta, transmeton Telegrafi.
@travelsbytash Replying to @Ellie | Travel & Live Abroad come fly with me to the unknown on my mystery trip with Wizz Air!! So happy with the final destination ✈️❤️ #mysterytrip #wizzair #letsgetlostwithwizz #flywithme #comeflywithme ♬ original sound – Tasha | Solo Female Travel ✈️
Tasha, një pasagjere postoi video për fushatën e Wizz Air të cilës iu bashkua, ku dërgoheshin drejt një qyteti të panjohur dhe mësojnë për të vetëm kur arrijnë atje.
Në videot e saj, mund të dëgjoni momentin kur piloti u thotë “duam t’ju dëshirojmë mirëseardhje në Antalia të Turqisë”.
@travelsbytash Replying to @Hh Wizz Air mystery trip official announcement!!! We’d already figured it out from the wine receipt on the flight ? but still so excited to explore! #mysterytrip #wizzair #letsgetlostwithwizz #reveal ♬ original sound – Tasha | Solo Female Travel ✈️
Shumë prej pasagjerëve ishin të pasigurtë se si mund të aranzhohet një përvojë e tillë, kurse Tasha ka dhënë detaje për këtë.
“Në përgjigje të komenteve të gjithëve ishte një fushatë speciale që Wizz Air nganjëherë e bën! Për influencuesit dhe fituesit IG të garës. Kjo përfshinte edhe qëndrimin në hotel. Ndiqeni vlogun tim për më shumë informata”, ka shkruar ajo.
Për fat të mirë, shumica e shikuese ishin të emocionuar dhe e “dashuruan” destinacionin e kompanisë që e kishte zgjedhur për pasagjerët e vetë.
“Kam jetuar në Turqi verën e kaluar dhe është shumë bukur. Antalia është një qytet i mrekullueshëm”, ka shkruar një përdorues i TikTok-ut.
Një tjetër ka shkruar se “është ëndrra e tij të realizojë një udhëtim të mistershëm”. /Telegrafi/
@timeouttravel Here’s everything that happened on the Wizz Air mystery flight trip ✈️ #travelvlog #traveltips #letsgetlostwithwizz #mysteryholiday #mysteryflight #travelnews #antalya #turkiye ♬ vlog, chill out, calm daily life(1370843) – SUNNY HOOD STUDIO
@ellahewit Go Turkiye X Wizz Air brand trip Room Tour at the Regnum Carya!! #letsgetlostwithwizz @Go Türkiye @wizzair ♬ original sound – Ella Hewitt