Një aeroplan pasagjerësh ka aterruar para se të mbërrinte në destinacion pasi raportohet se një burrë në bord kërkoi të devijonte në Afganistan.
Një aeroplan i Aeroflot i cili po fluturonte nga qyteti Siberian i Surgut për në Moskë u detyrua të zbresë rreth 240km larg destinacionit, pasi një pasagjer kërkoi që ai të devijonte rrugën për në Afganistan.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi SU1515 ka zbritur në qytetin Khanty-Mansiysk, konfirmoi Aeroflot.
Aeroflot flight #SU1515 from Surgut to Moscow is diverting to Khanty-Mansiysk with squawk 7600 (radio failure).
According to @RT_russian a passenger demanded the aircraft to fly to Afghanistan.https://t.co/lO2rs9X4Dr pic.twitter.com/9NFRQh8C5y
— Flightradar24 (@flightradar24) January 22, 2019
Njeriu që bëri kërcënimin thuhet se është arrestuar, ka konfirmuar Komiteti Kombëtar i Antiterrosimit të Rusisë. Ai thuhet se ka qenë i paarmatosur.
Burimet thonë se aeroplani aterroi pasi ekuipazhi e bindi pasagjerin e padisiplinuar se aeroplani kishte nevojë për mbushje me karburant.
Pasagjeri ishte ose i dehur ose mentalisht i paqëndrueshëm, thonë burimet për median ruse.
Flight #SU1515 just landed safely in Khanty-Mansiysk. pic.twitter.com/HFEXmzTDgy
— Flightradar24 (@flightradar24) January 22, 2019
Ai është arrestuar disa herë më parë për sjelljen e dehur të çrregullt, raporton agjensia e lajmeve Interfax.
Të paktën 10 skuadra policore u dërguan në aeroport, sipas një gazetari të RIA Novosti në vendngjarje.
Ndërkohë një foto e rrëmbyesit të mundshëm do të dalë në mediat ruse.
Burimet e kanë identifikuar atë vetëm si Pavel 41-vjeçar. Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar identitetin e tij. /Telegrafi/