Dera e aeroplanit nigerian ra menjëherë pas uljes në Abuja, duke shkaktuar panik në mesin e udhëtarëve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për fatin e mirë të rreth 120 pasagjerëve, aeroplani ishte tashmë në pistë kur dera kishte rënë në tokë.
Siç thuhet më tej, menaxhmenti i kompanisë fajëson një pasagjer, duke argumentuar se ai qëllimisht hapi derën, megjithatë, dëshmitarët deklaruan ndryshe.
“Askush nuk e preku derën, ata tronditën gjithë fluturimin disi dridhej dhe dukej se ata nuk e kishin mbyllur mirë. Kur u ulëm dëgjuam një shpërthim të vogël, të gjithë ishim të frikësuar”, tha një nga udhëtarët.
Për fat të mirë, askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga ky incident. /Telegrafi/
VIDEO: Exit door of @DanaAir aircraft fell off upon landing pic.twitter.com/eUU0OTaxiq
— Sahara Reporters (@SaharaReporters) February 7, 2018