Një pasagjer në një fluturim të Polish Airlines ka regjistruar momentin dramatik të “plasaritjes së dritares” në mes të fluturimit, duke shkaktuar panik në aeroplan.
Përdoruesi i TikTok Tristan, i cili ishte në bordin e një fluturimi të fundit të LOT Polish Airlines nga Varshava, Poloni për në Aeroportin JFK të Nju Jorkut, publikoi pamjet e incidentit, shkruan New York Post, përcjell Telegrafi.
Pamjet tregojnë se një dritare ishte plasaritur në disa vende.
Sipas portalit të pavarur të aviacionit, Aviation Herald, incidenti në bordin e Boeing 787-8 ndodhi më 20 gusht.
@degenerate.destroyer2 #crazy #lotairlines #poland #planes ♬ original sound – Tristan
Aty është thënë se aeroplani ishte “rreth 300 km në verilindje të Nju Jorkut kur një nga xhamat e pasagjerëve u ça”.
Pamjet tregojnë stjuardesat duke u kërkuar pasagjerëve, me disa të dëgjuar ulërima, që të uleshin menjëherë në vendet e tyre duke informuar gjithashtu pilotët.
Sipas të dhënave, aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në Nju Jork dhe ishte në tokë për pesë orë përpara se të ndërmerrte fluturimin e tij të kthimit për në Varshavë.
Dritarja thuhet gjithashtu është zëvendësuar. /Telegrafi/