Telegrafi

Pasagjerët në Londër u nxituan ta kapnin fluturimin e fundit për në Irlandë, pas vendimit të ri për ndalimin e udhëtimeve – aeroporti në ‘kaos’

Aeroporti i Heathrow i Londrës u shndërrua mbrëmë në kaos, derisa qindra pasagjerë nxituan për fluturimin e fundit për në Dublin; disa minuta para ndalimit të udhëtimeve, të zbatuar në mesnatë në të gjithë Evropën, përfshirë këtu edhe Irlandën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri britanik, Boris Johnson, do të zhvillojë një takim të komiteti të urgjencës së ‘Qeverisë Cobra’, pasi shumë vende fillimisht në Evropë dhe në të gjithë botën – njoftuan se po ndalonin fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar, për shkak të variantit të ri të coronavirusit.

Franca së bashku me Irlandën, Italinë, Holandën, Belgjikën, Austrinë, Bullgarinë, Gjermaninë, Finlandën si dhe Danimarkën, vendosën për ndalimin e të gjitha fluturimeve që transportojnë pasagjerë nga Mbretëria e Bashkuar në Evropë për të paktën një periudhë 48-orëshe.

Përveç vendeve në Evropë, edhe Izraeli, Turqia, Maroku, Kuvajti, Arabia Saudite dhe El Salvador ndoqën po ashtu këtë shembull, në mesin e tyre edhe Kanadaja.

Ndërkohë, turma e njerëzve ishte mobilizuar në Terminalin 5 Heathrow për të pritur azhurnimet e një fluturimi më se të rezervuar me British Airways, operuar nga Aer Lingus, që ishte planfikuar të nisej në ora 8 e 55 pasdite për në Dublin.

Pasagjeri Rachael Scully, 23 vjeç, shkroi në Twitter, se Qeveria irlandeze më në fund tha “dritën jeshile” për fluturimin i cili ishte vendosur të nisej në 10:30 pasdite, për të mbërritur në kohë para se vendimi të hyjë në fuqi. /Telegrafi/