Telegrafi

Pasagjerët mbetën të habitur me “aeroplanin që rri pezull në ajër” – piloti shpjegon se për çfarë bëhet fjalë

Pasagjerët në një aeroplan amerikan mbetën të habitur pasi shikuan nga dritaret e tyre dhe vunë re një aeroplan tjetër ‘që qëndronte pezull në ajër’ mbi San Francisko.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet nxitën mijëra komente të cilët nuk mund ta kuptonin arsyen për një pamje të tillë.

Dhe një pilot ka shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë.

Ai i tha Daily Mirror se ky është një iluzion optik – që përfshin dy aeroplanë që aterrojnë në të njëjtën kohë dhe më i vogli që lëviz më ngadalë. /Telegrafi/