Pasagjerët kanë përjetuar një ulje të frikshme në Atlanta të dielën në mëngjes kur aeroplani i tyre u përfshi nga flaka në pistë pasi një prej frenave të tij u nxeh shumë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri u shfaq pranë gomave të aeroplanit ndërsa retë e tymit dolën nga pjesa e pasme pas uljes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës rreth orës 9:30 të mëngjesit (sipas kohës lokale).
Why is the plane on fire @SpiritAirlines? Help!😐 pic.twitter.com/5vQFn178Ir
— . (@imgoinscottie) July 10, 2022
“Fluturimi Spirit 383 nga Tampa në Atlanta u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës dhe pas uljes, një nga frenat u nxeh shumë”, citohet të ketë thënë një zëdhënës.
Spirit Airlines plane.. on fire at ATL? pic.twitter.com/NZV9PAwapJ
— @alaina@infosec.exchange (@trianglegrrl) July 10, 2022
“Aeroplani u tërhoq në portën ku pasagjerët zbritën në mënyrë të sigurtë pa asnjë lëndim. Faleminderit reaguesve të parë të Atlantës. Aeroplani do të hiqet përkohësisht nga shërbimi për mirëmbajtje”.
https://youtu.be/tRWdJsj73zo
🚨At 925 am today, brakes in the landing gear of @SpiritAirlines flight 383 from Tampa ignited. @ATLFireRescue put out the fire and the aircraft was towed to gate D2 where passengers disembarked. There were no injuries reported and operations have not been impacted.
— Atlanta Airport (@ATLairport) July 10, 2022
Një deklaratë e ngjashme u shfaq në llogarinë në Twitter të Aeroportit të Atlantës, duke vënë në dukje se incidenti ishte për shkak të zjarrit të frenave dhe se nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/