Ky është momenti kur një përleshje me hanxhar shpërtheu në mes të rrugës, ndërsa pasagjerët e autobusit bërtisnin të tmerruar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre burra u panë duke “tundur” thikat në një rrugë, pranë stacionit të metrosë Stockwell në Londër, të premten pasdite.
Pasagjerët në një autobus që kalonte filmuan përleshjen ndërsa ishin të tronditur.
Oficerët ishin në vendngjarje brenda tre minutave pasi morën një telefonatë për përleshjen në orën 13:56.
Si pasojë, një djalë 16-vjeçar thuhet se u pre në kokë, u dërgua në spital dhe më pas u arrestua në lidhje me përleshjen.
Për fat të mirë, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë, policia ngriti një kordon të madh përreth zonës. /Telegrafi/