Për herë të parë, dy persona u vozitën në një kapsulë të një sistemi super të shpejtë Hyperloop në një tunel pothuajse plotësisht të vakumuar
Kapsula “Pegasus” ajo mbante udhëtarët përmes një tuneli të mbyllur nga i cili është hequr ajri, me një shpejtësi prej 160 kilometrash në orë.
Udhëtimi ka zgjatur gjithsej 15 sekonda, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2013 Elon Musk ka prezantuar konceptin e sistemit të transportit futurist të kapsulave lëvizëse të cilat lëvizin në vakuum me shpejtësinë prej më shumë se 1000 km në orë, të cilin e ka zhvilluar në kompaninë SpaseX, pastaj ua ka bërë të qasshëm edhe kompanive të tjera të cilat do të vazhdonin hulumtimin.
Në tunelin e testimit “DevLoop”, të gjatë 500 dhe të gjerë 3,3 metra, Virgin Hyperloop deri tani ka bërë më shumë se 400 teste, por pa udhëtarë.
Sistemi shfrytëzon teknologjinë mag-lev, e cila është aplikuar te trenat e shpejtë në Japoni.
Levitimi elektromagnetik nënkupton që nuk ekziston fërkimi midis “binarëve” dhe trenit, gjë që u mundëson që të lëvizin dukshëm më shpejt.
“Pegasus” peshon 2,5 tonelata dhe është i gjatë 5,5 metra.
Kur sistemi te jetë plotësisht i zhvilluar dhe i gatshëm për përdorim komercial, pritet që do të mund të ketë më shumë se 20 udhëtarë.
Shikoni si duket testi revolucionar i udhëtimit:
https://www.youtube.com/watch?v=xKvbSboQ5_g&feature=emb_title
/Telegrafi/