Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot paradite në Tiranë, kur disa dhjetëra qytetarë u bllokuan brenda autobusit të linjës së Institutit.
Shkak është bërë denoncimi për vjedhjen e një portofoli nga një prej pasagjerëve.
Dyert janë mbyllur menjëherë dhe udhëtarët janë bllokuar të gjithë brenda në pritje të policisë.
Por kur kishin kaluar mbi 40 minuta, policia nuk kishte mbërritur ende, transmeton JOQ.
Temperaturat e larta kanë shkaktuar lodhje dhe stres tek pasagjerët, disa prej të cilëve kanë dolën nga dritaret.