Telegrafi

Pasagjerët e aeroplanit rrihen mes tyre (Video)

Pasagjerët e një avioni në Kinë janë mërzitur aq shumë për vonesën me katër orë saqë ia kanë plasur sherrit me njëri tjetrin.

Nuk bëhen të ditura arsyet, por pasagjerët që prisnin të udhëtonin në një linjë brenda Kinës, janë mërzitur shumë dhe kanë filluar një sherr me grushte mes tyre.

Në videon e xhiruar me kamerën e telefonit, shihet një nga momentet e dhunshme, kur një vajzë qëllon një mashkull.

Në aeroplanin e Hainan Airlines, kanë shkuar rojat e aeroportit dhe i kanë nxjerrë përjashta gjashtë udhëtarë. Deri më tani, një grua dhe pesë burra janë arrestuar.

https://www.youtube.com/watch?v=IoI5_4eKBQE