Telegrafi

Me pasagjerët brenda, autobusi që po mbante 350 litra karburant përfshihet nga flakët (Video)

Një autobus në Londër që mbante 350 litra karburant shpërtheu në flakë me pasagjerët ende në bord.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tymi filloi të dilte nga autobusi dykatësh, në jug perëndim të Londrës rreth orës 9 këtë mëngjes.

Momente më vonë, pjesa e pasme e automjetit u përfshi në flakë. Për fat të mirë, besohet askush nuk u lëndua.

Po sipas medieve të huaja, banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre mes frikës se autobusi mund të shpërthejë.

Por sipas autoriteteve të zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll. /Telegrafi/