Telegrafi

Pas zjarrit në shkollë, vdesin dhjetëra nxënës dhe mësues në Kuala Lumpur

Së paku 24 nxënës dhe mësues kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një shkollë fetare në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.

Zjarri në Tahfiz Darul Quran Ittifaqiyah shpërtheu në orët e para të mëngjesit të kësaj së enjte, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Viktimat besohet se kanë mbetur të mbyllur në konvikt pasi që dritaret kanë qenë të bllokuara me grila.

“Është një prej katastrofave më të mëdha në vend në 20 vjetët e fundit”, ka thënë drejtori i zjarrfikëse.

Fillimisht është thënë se janë 25 të vdekur, por që sipas policisë numri është më i vogël.

Ata kanë thënë se 22 nxënës janë të vdekur – të gjithë djem në mes moshës 13 dhe 17 vjeç – si dhe dy pjesëtar të stafit.