Site icon Telegrafi

Pas zgjedhjeve në parti, Haziri: LDK është standard e shkollë politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pas zgjedhjeve në këtë parti tha se LDK është standard dhe shkollë politike.

Haziri në një postim në rrjetin social Facebook ka uruar sërish Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit, ndërsa ishte në shoqërim të tij në vizitën në Prekaz.

Lexoni të plotë postimin e Hazirit:

Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke.

LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal.

Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK’së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve!. /Telegrafi/

Exit mobile version