Site icon Telegrafi

Pas zgjedhjeve mund të ketë bllokadë ose zgjedhje të reja!?

Derisa sot përfundon fushata zgjedhore, analistët politikë vlerësojnë se kjo do të jetë një garë interesante nga e cila mund të dalin rezultatet befasuese.

Analisti Imer Mushkolaj ka pohuar për KosovaPress se pas zgjedhjeve mund të ketë bllokadë dhe se nuk do të jetë i lehtë krijimi i institucioneve, pasi që asnjëri subjekt nuk do të arrijë të krijojë Qeverinë, meqenëse nuk do ta ketë shumicën e mjaftueshme. Ai madje shprehet se nuk përjashtohet mundësia që koalicioni PDK-AAK-Nisma të përçahet.

Edhe analisti Behlul Beqaj ka pohuar për KosovaPress se nga këto zgjedhje mund të ketë dhe befasi politike. Ai nuk e përjashton as mundësinë që pas këtyre zgjedhjeve, të shkohet menjëherë në zgjedhje të reja.

“Fakti se mund të shkohet pas këtyre zgjedhjeve në zgjedhje të reja, nuk mund të cilësohet vetëm si humbje në kuptimin e mbështetjes ndërkombëtare apo elektoratit, përkundrazi është një fazë kur elektorati fillon të vetëdijesohet politikisht dhe nuk del siç ka ndodhur deri tash për të votuar, por del për të zgjedhur subjektin politik dhe liderin politik”, tha ai.

Exit mobile version