Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale Kuvendi do të punojë me përbërje të re. Do të ketë së paku pesë deputetë të rinj, ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve mundësitë janë që ky numër të shkojë në 11. Nga përbërja aktuale në rrethin e parë pesë deputetë u zgjodhën kryetarë komunash dhe në vend të tyre tre do të vijnë gra.
Nga karrigia e deputetit largohet Petre Shilegov, i cili u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkupit, ndërsa në vend të tij do të vijë Tatjana Lalçeska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu nga Kuvendi do të largohen edhe Stefan Bogoev – tanimë kryetar i Komunës së Karposhit, Maksim Dimitrievski – kryetar i Komunës së Kumanovës dhe në vend të tyre duhet të vijnë Aneta Simeska Dimoska dhe Lidija Tasevska.
Ndërsa tek deputetët shqiptar do të vendosin rezultatet e rrethit të dytë. Deputetë të cilët njëkohësisht garojnë për kryetarë komunash për momentin janë Ziadin Sela, Bilall Kasami, Ramiz Merko dhe Zeqirja Ibrahimi, ndërsa nëse fitojnë në komunat përkatëse, akoma nuk dihet kush do t’i zëvendësojë ata./Telegrafi/