Telegrafi

Pas zëvendësministrave, Qeveria Haradinaj rrit edhe numrin e koordinatorëve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të rris numrin e koordinatorëve.

Në këtë mbledhje u mor vendim që Mendim Rugova të emërohet koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.

Po ashtu Rexhep Hoti është emëruar koordiantor nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Gjatë kësaj mbledhje u miratua edhe urdhri për obligimin e ministrave, për zbatimin e udhëzimit administrativ për udhëtimet zyrtare. /Telegrafi/