Telegrafi

Pas zëvendësimit të Ronaldos, reagoi edhe nëna e tij (Foto)

Nëna e Cristiano Ronaldos ka reaguar ndaj zëvendësimit taktik të djalit të saj, për herë të parë në shtatë vite karrierë te Real Madridi.

Superylli portugez u largua nga fusha në minutën e 72-të në ndeshjen ndaj La Palmas, e cila përfundoi me rezultat të barabartë.

Ronaldo as që e shikoi në sy Zidanen.

Lojtari kryesor i Mbretërve shprehu haptas pakënaqësinë e tij me vendimin e Zinedine Zidane, ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i nënës së tij.

“Kurrë mos e ul kokën”, ka shkruar Dolores Aveiro në një postim në Twitter.

Trajneri i Realit ka thënë se vendimi ishte marrë për shkak të ndeshjes së Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën kundër Borussia Dortmundit dhe se nuk ka pasur të bëjë me paraqitjen jo të mirë të Ronaldos në sfidën ndaj Las Palmas. /Telegrafi/