Numri i të infektuarve me COVID-19 në mënyrë eksponenciale është duke u rritur në Gjermani, ka konstatuar sot eksperti i Institutit për sëmundje ngjitëse “Robert Koh”, duke theksuar se rreziku nga vaksina AstraZeneca është relativisht i ulët, shkruan Reuters.
Deri më sot, numri i të infektuarve është 83.7 në 100 mijë banorë në javë, që është një rritje në raport me 68 sa ishte javën e kaluar, kanë porositur nga Instituti duke shtuar se kjo shifër mund të arrijë deri në 200 deri kah mesi i muajit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
“Jemi pranë valës së tretë të pandemisë së COVID-19. Nuk po mund më të ngadalësohet. E ne në këto momente kemi zbutur masat, e kjo po përshpejton në mënyrë eksponenciale rritjen e rasteve”, ka thënë për televizionin gjerman ARD, epidemiologu Dirk Brokman.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zyrtarët e tjerë shtetëror këtë muaj janë pajtuar rreth zbutjes graduale të masave dhe “veprimeve urgjente”, në rast se gjatë tre ditëve të ardhshme numri i të infektuarve shkon në mbi 100 në 100 mijë banorë.
Gjermania ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, pas rritjes së rasteve në disa vende evropiane ku po raportohet se kanë pezulluar përdorimin e saj, pas raportimeve për mpiksje gjaku tek pacientët e prekur me coronavirus. /Telegrafi/