Sipas hierarkisë deri në emërimin e drejtorit të ri të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, detyrën e ushtruesit të kësaj drejtorie do ta ketë udhëheqësi i Inspekcionit në këtë Komunë, Salih Zyba.
Përndryshe, Zyba është edhe anëtarë i Kryesisë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai është konsideruar si krahu i djathtë i drejtorit të dorëhequr, Xhelal Sveçla.
Në biografinë e Salih Zybës ndër të tjera shkruan se ka qenë pjesëtar i luftës çlirimtare në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës. /Sakte.net/