Një ditë pasi u vlerësua me mirënjohje për kontributin e tij bamirës nga Komuna e Vushtrrisë, këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri është nderuar me mirënjohje edhe nga një tjetër vend.
Bëhet fjalë për Komunën e Vitisë, të cilët i kanë dorëzuar mirënjohje këngëtarit Tahiri për humanizmin e tij, të treguar në veçanti në fillim të pandemisë, ku dhuroi mijëra maska në këtë qytezë që në fillimet e përhapjes së virusit, llogaritej si një ndër komunat me rastet më të shumta.
Labi publikoi të mërkurën disa fotografi në rrjetin social Instagram, të realizuara gjatë takimit me të parin e Vitisë, Sokol Halitin, i cili i dorëzoi edhe mirënjohjen e meritave.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Vazhdojnë mirënjohjet për punën e pa ndalshme ku kemi qenë afër qytetarëve tanë në qytetet e trojeve tona për ti ndihmuar në PANDEMI!
7 muaj pa u ndalur fare që nga koha kur i dhurova maskat , pakot ushqimore, veshmbathje e dhe sëmundjet e ndryshme deri tek rastet me leukemi!
Pa dyshim se edhe kjo mirënjohje nga Komuna e Vitisë, ku më dhuroi Kryetari i nderuar, z. Sokol Haliti, ju takon juve qytetarë e mërgimtarë të nderuar.
Labi-FKSH”, ka shkruar Labinot Tahiri në Instagram. /Telegrafi/