Rivarrimi i turpit të Liridona Ademaj-Murseli do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim në faqen zyrtare të këtij fshati.
“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftim.
Familjarët e të ndjerës sot i kishin dorëzuar kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës.
“E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhej në kërkesën e familjarëve të Liridonës.
Familjarët kanë kërkuar gjithashtu nga prokurorja që gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrosjes përmes policisë të ju sigurohet privatësi e plotë.
Liridona është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë. Në mesin e tre të dyshuarve për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, Naim Murseli.
Në seancën e sotme dëgjimore Gjykata Themelore u caktoi nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve, dhe të njëjtit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë. /Telegrafi/