Site icon Telegrafi

Pas vrasjes së John Lennon, David Bowie frikësohej se do ta vrisnin edhe atë

David Bowie (Foto: Jo Hale/Getty Images/Guliver)

David Bowie kishte qenë shumë paranoik pas vrasjes së John Lennonit, saqë frikësohej se edhe atë mund ta vrisnin gjatë një koncerti në Irlandë.

Autori i hitit “Rocket Man” kishte performuar në spektaklin ikonik Slane Castle në vitin 1987, ndërsa ishte shumë i shqetësuar se mos e kishte fatin e njëjtë me mikun e tij, legjendën e “The Beatles”.

John Lennon (Foto: Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Lennon u vra në vitin 1980, ashtu që Bowie kishte kërkuar mbrojtje shtesë për perfomancën e tij në Irlandë.

Christy Dignam nga bendi “Aslan”, i cili e kishte mbështetur Davidin në gjatë koncertit në Slane Castle, e ka treguar ngjarjen për emisionin Six O’ClockVirgin Media One.

Lexo po ashtu Lajmet për David Bowie

“Asokohe, Bowie nuk donte të na takonte, sepse ishte këtu si një anglez në Irlandë gjatë periudhës së krizës, ndërsa Lennon ishte vrarë para disa vitesh”.

David Bowie (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Ai ishte shumë paranoik, sepse kur po dilte në skenë, ne ishim në prapaskenë dhe ai doli me një formacion ushtarak”, ka thënë Dignam, duke sqaruar se pozicionimi i tillë i stafit ia pamundësonte ndonjë snajperi që ta gjente rokerin.

David Bowie vdiq në janar të vitit 2016 në moshë 69 vjeçare, si pasojë e kancerit të mëlçisë. /Telegrafi/

Exit mobile version