Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman është akuzuar për dërgimin e një skuadre në Kanada për të vrarë një ish zyrtar të inteligjencës saudite.
Saad al-Jabri ishte planifikuar të vritet menjëherë pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi, dëshmojnë dokumentet gjyqësore të paraqitura në SHBA, raporton BBC.
Jabri, një veteran i qeverisë së Arabisë Saudite, iku në internim tre vjet më parë, transmeton Telegrafi.
Ai po mbrohet nga truprojat private në qytetin kanadez të Torontos, ku tash e sa vite edhe po jeton me familjen.
Komploti i dyshuar dështoi pasi agjentët e kufirit kanadezë dyshuan në skuadrën vrasëse ndërsa u përpoqën të hyjnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar Pearson të Torontos, thonë dokumentet e gjykatës amerikane.
Jabri, 61 vjeç, ishte për vite të tëra urë lidhëse mes MI6 të Britanisë së Madhe dhe agjencive të tjera spiune në Arabinë Saudite. /Telegrafi/