Site icon Telegrafi

Pas vrasjes së Ermal Kamberajt, në Mitrovicë organizohen dy marshe protestuese

Sot në Mitrovicë do të mbahet marshi protestues me moton: “STOP dhunës! NE jemi ERMALI!’ protesta do të fillojë nesër, në ora 13:00!

Marshi do të fillojë nga sheshi “Mehë Ukaj” dhe do të kalojë te sheshi “Adem Jashari”, Xhamia tek tregu, tek Komuna e Mitrovicës dhe do të përfundojë prapë në sheshin “Mehë Uka” nga ku pjesëmarrësit do të shpërndahen.

Por, pos Shoqërisë Civile, nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, të martën, më 9 maj, nga ora 12:00 është planifikuar një marsh tjetër që nis nga Xhamia “Isa Beg” e vazhdon deri te Sheshi “Mehë Uka”! /Telegrafi/

Exit mobile version