Telegrafi

Pas vrasjes së deputetes Jo Cox, pezullohet fushata për referendumin britanik

Fushata për referendumin pro qëndrimit ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, vijon të jetë e pezulluar, dy ditë pas vrasjes tragjike të deputetes proevropiane Jo Cox.

I vetmi person i dyshuar në vrasje, Thomas Mair, 52 vjeç, u akuzua për krim në rrethana cilësuese ndaj deputetes laburiste 41-vjeçare, në Birstall – në veri të Britanisë së Madhe.

Një klauzolë e ligjit britanik bën me dije se akuza ndaj të dyshuarit nuk i lejon mediat të publikojnë elemente dhe dëshmi të mbledhura prej ditës së krimit, kryesisht mbi arsyet e mundshme që shtynë të dyshuarin drejt krimit. /AFP/