Site icon Telegrafi

Pas vrasjes së çiftit në Paris, xhihadisti poston video në internet: Euro 2016 do të shndërrohet në varrezë të madhe (Video)

Xhihadisti që vrau një polic dhe bashkëshorten e tij në Paris, pas këtij krimi kishte postuar një video në të cilën dëgjohet duke se pritet të derdhet edhe më shumë gjak.

Ai këtë video e kishte realizuar në shtëpinë e tij ku edhe kishte kryer krimin, kurse sipas medieve botërore, në ato momente në shtëpinë e tij gjendej edhe fëmija i çiftit të vrarë, transmeton Telegrafi.

Laros Abala nuk e kishte lënduar fëmijën, por sipas zyrtarëve policorë ai është në shok për shkak se çfarë kishte përjetuar sa ishte me xhihadistin.

“Ende nuk e di se çfarë do të bëjë… Kampionati evropian i futbollit do të shndërrohet në një varrezë të madhe. Vëllezër, sulmoni policët, gazetarët, punëtorët në burgje”, ka deklaruar Abala, i cili në fund të videos thotë se është besnikë deri në vdekje ndaj liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi. /Telegrafi/

Exit mobile version