Site icon Telegrafi

Pas vrasjes së 13 pengjeve turke, Erdogan fajëson SHBA-në për mbështetjen e rebelëve kurdë

Presidenti turk akuzoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e militantëve kurdë, të cilët Ankaraja i akuzoi për ekzekutimin e 13 turqve të rrëmbyer në veri të Irakut.

Sipas Recep Tayyip Erdogan, deklarata amerikane e dënimit me atë rast dukej si një “shaka”, raporton reuters.

Ankaraja tha të dielën se militantët, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e ndaluar në Turqi, kishin ekzekutuar 13 turq, trupat e të cilëve u gjetën në Irak gjatë një operacioni të armatosur kundër anëtarëve të grupit.

Lexo po ashtu Vriten 13 pengje turke në Irak

Uashingtoni ka thënë se dënon vrasjet nëse konfirmohen raportet se PKK-ja është përgjegjëse.

Erdogan u tha mbështetësve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit se një deklaratë e tillë amerikane tregoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin PKK-në dhe forcat Kurde Siriane të Njësisë së Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilën Ankaraja e konsideron një degë të PKK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version