Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencë për shtyp tha se pas votimit të ligjit për gjuhët partia e tij nuk do të jetë më pjesë e koalicionit qeveritar.
Sela në konfrencë për shtyp zbuloi arsyet për largim nga qeveria pas ligjit për gjuhët, duke thënë se ai është një nga premtimet që ai pa pasur për qytetarët. Ai në konferencë për shtyp akuzoi qeverinë se nga “reformatore” është shndërruar në qeveri të tekeve personale, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen e gazetarëve se a do të kërkojë zgjedhje të parakohshme, Sela tha se nuk ka nevojë që të shkohet në zgjedhje të reja.
Përndryshe, gjatë ditës së sotme me propozim të Qeverisë deputetët në Kuvend votuan ministrin e ri të Shëndetësisë, ku u zgjodh Venko Filipçe, gjë që ka shkaktuar nervozizëm tek partia e Ziadin Selës./Telegrafi/